Aktualitet
Bytyçi me akuza të rënda për Ramën e Baton Haxhiun
Profesori universitar dhe analisti politik Enver Bytyçi ka reaguar ndaj kryeministrit Edi RamA, pas deklaratave të tij për Kosovën. Ai tha se, sjellja e Ramës është sikur në ditën e 24 shtatorit, duke shtuar se si sillet sikur betejën e fituan terroristët serbë. “Të gjitha kundërvëniet ndaj Kosovës i justifikon me dy fjalë: – Kjo është bindja ime! Nuk jam i detyruar të bëj çfarë do Kosova! Po çfarëdo Serbia, pse je i detyruar të bësh?! Pse duhet ta mbrosh në çdo kohë Vuçiçin dhe jo Albinin e Vjosën?! Kush të detyron të bëhesh avokat i Serbisë edhe në samite ndërkombëtare, meqë nuk të detyron askush të mbrosh interesat e Kosovës?!” shkruan professor Bytyci. Me tej në reagimin e tij, ai ka raguar edhe ndaj analistit Baton Haxhiu, kurse për Ramën shtoi se, Kosova nuk i jep as para e as pushtet, por këtë ia garanton vetëm Serbia. “Bindja dhe mos-detyrimi janë koncepte të ngjajshme. Por unë marr guximin të them se bindja e kryeministrit të Shqipërisë është paraja dhe pushteti. Ndërsa detyrimi për të është t’u shërbejë atyre që ia sigurojnë këto dy asete! Ndaj e besoj plotësisht se nuk është i detyruar të mbrojë interesat e Kosovës. Kosova nuk i jep atij as para, as pushtet! Këto ia garanton vetëm Serbia e Aleksandër Vuçiç! Ndërkohë nxjerr në ekran Baton Haxhiun që të kërkojë një Dayton për Kosovën! Ndoshta presidentin e heshtur, Macron, e entuziasmon me këto qëndrime. Por jo edhe liderët e tjerë europianë!” – ka shkruar ne reagimin e tij Enver Bytyci