Kosova
Bytyçi shpërthen ndaj Borellit, Hovenierit dhe Stanos, hedh dyshime të forta mbi ta
Profesori Enver Bytyçi ka mbështetur vendimin kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq për lirimin e një objekti komunal që shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë.
Ai në një postim në Facebook u shpreh se me këtë vendim Atiq po zbaton ligjin dhe mbron sovranitetin shtetëror të Kosovës.
Bytyçi reagoi ashpër ndaj kryediplomatit të Bashkimit Europian, Borellit ambasadorit amerikan në Prishtinë, Hovenier dhe zëdhënësit të Unionit Europian Petaer Stano, për shkak të kundërshtimit të tyre ndaj vendimi të komunës së Mitrovicës së Veriut.
“Shihni çfarë intrigantësh? Çështja e ekzistencës së strukturave paralele na qenka edhe objekt i dialogut Kosovë-Serbi! D.m.th Kosova duhet të bisedojë me Serbinë për shtrirjen e sovranitetit të shtetit në veri të vendit. D.m.th se BE dhe ambasadori amerikan mendojnë se “sovraniteti i Kosovës është i diskutueshëm”! Ndërkohë që para disa ditësh Hovenier tha se “Ne e dimë shumë mirë se ku është kufiri i Kosovës”, duke nënkuptuar si pjesë të vendit edhe veriun e saj” – shkruan Bytyci ne reagimin e tij, duke deklaruar for si me poshte:
“Nuk thonë se kush po e kërcënon vërtetë sigurinë në veri të Kosoves. Kanë frikë nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç?! Kanë frikë nga Rusia?! Ose Borrellme shokë është pjesë e planeve të Beogradit dhe Moskës!”