Connect with us

Rajon

Ca vija të kuqe bëhen jeshile/ Ministri serb: Duhen për manovrim

Ministri serb i mbrojtjes Millosh Vuçeviç ka pretenduar se “referimi për Kartën e OKB-së në propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në favor të Serbisë”.

Vuçevic tha se sipas këtij dokumenti, territori i një vendi nuk mund të ndahet me forcë, duke mos qartësuar se a bëhet fjalë vetëm për territorin e Serbisë apo edhe të Kosovës…

Ai u shpreh se Beogradi zyrtar “e di se ku janë vijat e kuqe në lidhje me Kosovën, por edhe se duhet të lihet “pak hapësirë ​​për manovrim”, duke lënë të nënkuptohet se megjithatë Serbia do t’i shkelë “pak ato vija”, për të cilat ka trumbetuar gjithë këtë kohë me qëllim mashtrimin e publikut të vet.

“Nuk do të ketë as njohje të tërthortë e as të drejtpërdrejtë. Anëtarësimi i Kosovës në OKB është në kontekstin e njohjes indirekte, “por ne nuk do ta lejojmë këtë”. Vucic nuk do ta nënshkruajë” – vazhdoi pastaj Vuçevic me retorikë boshe.

Advertisement