Connect with us

Lifestyle

Çaji me xhinxher dhe shafran Indie, i mrekullueshëm për dobësim

Edhe pse gjatë majit koha nuk ka qenë aq premtuese sa do të donim, vera është vetëm disa javë larg e përveç diskutimeve të zakonshme se ku do të kaloni pushimet (do të flasim për to më vonë), shqetësimi kryesor i shumë vajzave mbeten kilogramët e tepërt.

Ju propozojmm një mënyrë shumë të thjeshtë për të djegur dhjamin rreth barkut dhe në kofshë, e jo vetëm, pasi çaji dobësues me xhinxher dhe shafran Indie, është gjithashtu një aleat i shkëlqyer për sistemin tretës dhe mëlçinë.

Mirëpo mrekullitë nuk ndodhin vetëm në një gotë, gjatë kësaj kohe këshillohet të ndiqni një regjim ushqimor të pasur në vlera ushqyese (vitamina, fibra, proteina dhe acide yndyrore Omega3) dhe të merreni me aktivitet fizike (shëtitje në natyre, vrap, aerobi ) etj.

Për të përgatitur çajin dobësues ju nevojiten: 2 lugë çaji shafran Indie (10g), 2 lugë gjelle xhinxher të grirë në rende (30g), 1 lugë gjelle mjaltë dhe 2 gota ujë të vakët (400ml).

Pasi të keni grirë fillimisht xhinxherin , këshillohet me gjithë lëkurë, vendoseni në zjarr me një gotë ujë. Lëreni të ziejë derisa të marrë valën e parë dhe shtoni shafranin e Indisë. Përziejini vazhdimisht që të mos krijohen kokrriza dhe shtoni gotën tjetër të ujit.

Vazhdoni zierjen për 30 minuta të tjerë. Më pas lëreni të ftohët dhe shtoni mjaltin. Përziejeni derisa të gjithë ingredientët të jenë shkrirë me njëri-tjetrin dhe lëreni të ftohet.

Sipas dëshirës mund të shtoni edhe pak limon, për t’i dhënë shije më acide çajit, ose shtoni një fetë limoni brenda. Këshillohet që çajin ta pini çdo mëngjes esëll dhe para gjumit.

Advertisement