Connect with us

Kosova

CAKTOHET DATA E VDEKJES DHE VARRI/ Informer: Vuçiç do të japë dorëheqjen në tre muajt e ardhshëm

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq mund të japë dorëheqjen në tre muajt e ardhshëm” – keshtu shkruan “Informer” duke theksuar se dorëheqja e Vuçiqit mund të jetë për shkak të situatës në vend, kështu që në vend të rindërtimit të Qeverisë se Millosh Vucevic, në Serbi do të mbahen zgjedhje të të gjitha niveleve.

Siç edhe thuhet, ka mundësi që ceshtja e dorëheqjes së Vuçiqit mund të bëhet më e qartë të shtunën kur ai do t’i drejtohet publikut

Kurse Jutarnji list, ne nje shkrim autorial shkruan se “Jemi ne fund te vitit 2024 dhe lideri autoritar serb Aleksandar Vuçic, për herë të parë në 12 vitet e qeverisjes së tij, eshte gjendur në telashe të mëdha” teksa protestat kanë vazhduar për javë të tëra për shkak të përpjekjes për të mbuluar fajin në lidhje me shembjen e tendës së rindërtuar në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, kur vdiqën 15 persona.

Serbia e ka traditë përmbysjen e pushtetarëve perms protestave. Tani mbetet te shihet nese I njeti fat, si ai I Sllobondan Milloshevicit, I eshte rezervuar edhe presidentit actual serb.

“Por Vuçicit, bazuar ne sjelljen e tij, duket se nuk i intereson. Ai duket i humbur sepse nuk ka përgjigjet e duhura, pra variantet që ka prezantuar më parë dhe që i mban ne ligjerime ende tani, nuk I kane ofruar zgjidhje dhe sërish po ia lë gjithçka vetëm kohës dhe vrasësve të tij, teksa ka predikuar ne fjalimet e tij te fundit drejtuar kombit, 322 te tilla ne nje vit, plane per eleminimin e tij fizik prej forcave te brendshme dhe te jashtme, por pa specifikuar asgje” – shkruan Jutarnji list.

“Duhet pranuar që studentët mund të gjenerojnë njëfarë force ne protestat civile, po ne nuk e dimë se cili është qëndrimi i tyre ndaj çështjeve kyçe që shqetësojnë rajonin kur bëhet fjalë për Vuçicin – marrëdhëniet me BE-në, “botën serbe”, Kosoven, Malin e Zi, Republika Srpska, NATO-n apo sanksionet ndaj Rusisë” – theksohet ne shkrimin e Jutarnji List.

Advertisement