Sport
Calhanoglu ‘engjëll dhe djall’, Interi barazon 1-1 kundër Napolit në ‘Meazza’! Ekipi i Contes mban kreun
Interi dhe Napoli barazuan 1-1 në “Meazza” në kryendeshjen e javës së 12-të në Serie A. Me këtë rezultat janë napoletanët që mbajnë kreun me 26 pikë, ndërsa Inter shkon në pozitën e katërt, paçka se janë katër skuadra me 25 pikë.
Dueli nisi ashtu siç pritej, me raste nga të dyja skuadrat. Ishin miqtë që shënuan në minutën e 23 me McTominay, pas një asisti të Rrahmanit. Ekuilibrat do vendoseshin dy minuta nga fundi i së parës, kur Calhanoglu nga afro 27 metra lëshoi një “silurë” që u ndal në rrjetën e Meret. Turku bëri protagonistin në pjesën e dytë kur gaboi penalltinë në të 74 minutë, me topin që u stampua në shtyllën e djathtë pingule të Meret. “Engjëll dhe Djall” 32-vjeçari, ndërsa dy ekipet ndajnë nga një pikë. Kristjan Asllani qëndroi në stol për zikaltërit.