Connect with us

Bota

Cameron i çjerr maskën Vuçiçit për Banjskën: Do sulmonin stacionet policore, do vendosnin barrikada

Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka raportuar përpara deputetëve të Parlamentit Britanik për vizitën e tij në Kosovë. Ai është pyetur nga deputetja Alicia Kearns për situatën në Veri dhe për qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Cameron ka thënë se sulmi në Banjskë ka qenë një ngjarje tepër e rrezikshme, dhe se nëse shikohet tek sasia e armëve dhe numri i njerëzve që ishin të përfshirë, nëse s’do të ndaleshin nga Policia e Kosovës, do të kishte një varg sulmesh ndaj stacioneve policore dhe do të vendoheshin barrikada nëpër rrugë.

Cameron në raportimin e tij ka thënë se grupi i Banjskës nuk kishin thjeshtë armë, por kanë qenë te pajisur me mjete shumë të rënda.

“E kemi shumë të qartë pamjen se çfarë ka ndodhur atë ditë. Pikëpamja ime është që sulmi në Banjska ka mundur të jetë një ngjarje tepër e rrezikshme. Nëse shikon tek sasia e armëve që ishin sjellë në Kosovë dhe numrin e njerëzve, nëse ky grup nuk do të ishte ndalur nga operacioni i Policisë së Kosovës, do të kishte një varg sulmesh në stacionet e Policisë së Kosovës, do të kishte barrikada nëpër rrugë… ata nuk kishin thjeshtë armë, ata ishin të pajisur me pajisje shumë të rënda” –  ka thënë Cameron

Kryediplomati britanik u shpreh se është i vetëdijshëm sesa i rrezikshëm ka qenë sulmi i Banjskës dhe se kjo ka qenë edhe arsyeja e udhëtimit në Kosovë, për të takuar nga afër KFOR-in, komandantin e forcave britanike dhe për të provuar që të bëjë një vlerësim vetë për natyrën e asaj që po ndodh në Kosovë.

Advertisement