Connect with us

Aktualitet

Çani: Berisha të takojë Putinin, ja porosia që do i jepja doktorit

Gazetari dhe moderatori Arian Çani është shprehur se nuk bën sens që ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania, të sulmojë kryeministrin Edi Rama me flamurin amerikan. Ai tha se nuk duhet të jetë kompleks të luash me dy porta dhe opozita sipas tij, veçse në Uashington, duhet të kryente takime edhe në Moskë. “Opozita e sheh veten në cep të ringut. A jemi në këtë llogjikë? A të provokojë unë në kuptimin profesional të fjalës. Opozita sot duhet të ishte jo vetëm në Uashington, por edhe në Moskë. Berisha është non grata dhe del e i bie Ramës me flamurin amerikan dhe të NATO-s. Sot Berisha duhet të ishte më Putinit. E kuptoni pse Rama është më i fuqishëm? Sepse nuk ka komplekse të tilla. Nuk është sot mëkat të luash me dy plane. Po sikur amerikanët të bëhen me rusët, ça do bëni ju? Berisha sot non grata nga Perëndimi dhe del me flamurin e Perëndimit”, tha Çani. Ai është shprehur se është dakord me protestat e opozitës në Parlament, por tha se ishte skeptik se kryeministri Edi Rama do të tërhiqej nga ndryshimi i ligjit për Komisionet Hetimore. Gazetari tha se opozita duhet ta diversifikojë aksionin dhe të aksioni të jetë jo vetëm në Parlament, por edhe në rrugë, edhe në takime me ndërkombëtarët. “Unë qëndrimin tim personal e kam bërë të ditur. Unë jam pro çdo lloj opozite që kur ajo gjendet në kushte vetëmbrojtjeje, le të jetë destrultive. Opozita nuk ka gjë në dorë veç komisioneve. Kjo që po ndodh me Komisionet është flagrante dhe tani do të ndryshohet edhe ligji. Unë jam totalisht pro me këtë lëvizje që ka nisur opozita dhe them që pak po bën. Ndërkohë arrin ta justifikojë edhe pushtetin, edhe Ramën. Pra bravo i qoftë opozitës me ato mundësi që ka po bën këto, por do të dukej e paimagjinueshme që edhe Rama të tërhiqej për Komisionet dhe të thoshte po mirë na merrini. Rama bën atë që duhet të bëjë, por ai që të tërhiqet nuk pranon kurrë, me çdo çmim. Unë dua të kthejmë këtë raportin dominant-i dominuar. Ky është raporti që kur ka lindur njeriu. Unë do i thoja doktorit mos u mjafto me kaq. Unë do i thoja doktorit që në kohën që ti bën këtë, disa njerëz duhet të ishin me njerëzit në rrugë, disa deputet që dinë mirë anglisht duhet të ishin në SHBA. Cili është ministri i Jashtëm dhe i Brendshëm i Berishës? Ne nuk e dimë. Duhet një opozitë më fleksible”, është shprehur Çani.

Advertisement