Kosova
Catherine Ashton: Asociacioni, për t’a larguar Beogradin nga Veriu
Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Baronesha Catherine Ashton, nën ndërmjetësimin së cilës ishte nënshkruar edhe Marrëveshja e vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë, ka folur për pikat e Marrëveshjes dhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe
Ajo ka thënë se Asociacioni është rezultat i një prej shtatë pyetjeve të shtruara për Beogradin dhe Prishtinën në kuadër të Dialogut.
Sipas saj, është e rëndësishme që komuniteti serb të ketë një raport të veçantë me institucionet në Prishtinën dhe se Asociacioni ka rrjedhur bazuar mbi këtë dhe mbi qëllimin për eliminimin e ndërhyrjes se Serbisë në Veri dhe që Beogradi të mos jetë pjesë e strukturave serbe në Veri të Republikës së Kosovës
Ashton gjithashtu është shprehur se raporti në mes të komunitetit serb dhe institucioneve qendrore në Prishtinë mund të bëhet veçanërisht i rëndësishëm nëse do të kishin një lidhje të drejtpërdrejtë, në momentin kur do të kishin probleme.
“Në Aktin Evropian të Qeverisjes Vendore, i gjithë Bashkimi Evropian mund të bashkëpunojë për të ofruar shërbime kudo, gjë që është pjesë e ligjit evropian. Prandaj, ata mund t’i bëjnë marrëdhëniet e tyre veçanërisht të rëndësishme në mënyrë që komuniteti serb të ketë një lidhje të drejtpërdrejtë dhe urgjente me Prishtinën” – ka deklaruar baronesh angleze