REAGIM
Çdo njëri prej nesh ka një mendje të ndotur
Reagim NTV.AL
Njeriu identifikohet me rolin që detyrohet të jetojë në jetë…baba, djalë, shef, punëtor, menaxher, i papunë…për secilin prej këtyre roleve ka sjellje shoqërore, veshje, mënyra të të menduarit dhe të shprehurit, me të cilat të gjithë padashur përshtaten.
Prandaj, ne nuk jemi kurrë individë autentikë, por imitues të vërtetë. Ne imitojmë modelet e prodhuara nga shoqëria në të cilën jetojmë. Edhe në sjelljet më intime ne në fakt luajmë role të paracaktuara, të cilat nuk kufizohen vetëm në sjelljet dhe qëndrimet konvencionale, por që depërtojnë edhe në besimet tona, në gjykimet tona, në ndërgjegjen tonë.
Ndotja e mendjes sonë është shumë e gjerë. Njeriu duhet të mësojë të thotë të vërtetën, por për të thënë të vërtetën, duhet të jetë i aftë të dijë se çfarë është e vërteta dhe çfarë është gënjeshtra … sidomos në vetvete.