Kosova
Çelësi tani është në duart e SHBA/ Maliqi: BE luan në mbrojtje dhe pa iniciativë
Sipas analistit Shkëlzen Maliqi, Bashkimi Evropian po luan në mbrojtje dhe pa iniciativë kur bëhet fjalë për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe me gjasë pas ngjarjeve të fundit në Kosovë, motori për zhbllokimin e procesit të negociatave dhe kërkimin e zgjidhjes do të jenë SHBA-të. Pas 24 shtatorit dhe ngjarjeve në Banjska, dhe përkundër thirrjeve të zyrtarëve evropianë dhe amerikanë se kthimi në dialog është i rëndësishëm për uljen e tensioneve, për momentin nuk ka asnjë tregues se kur përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës do të mund të ulen përsëri tryezë per bisedime. Madje, zyrtarët e Kosovës thonë se nuk ka bisedime derisa Serbia të sanksionohet. Maliqi thotë se nuk ka alternativë tjetër veç vazhdimit të dialogut, por edhe se nuk ka sinjale të qarta se në cilin drejtim do të vazhdojnë bisedimet. Ai komentoi edhe spekulimet se i dërguari evropian për dialog, Miroslav Lajçak, si dhe kryediplomati Borrell, mund të largohen nga pozicionet e tyre si ndërmjetës. “Nuk e di se çfarë do të ndodhë me Borrell dhe Lajçak. Ky i fundit duket se do të jetë kandidat për kryeministër në Sllovaki, por nuk dihet nëse do të mbetet në postin aktual, këtë do ta shohim. Mendoj se dialogu nuk ka alternativë. Jo vetëm dialogu, por procesi që do të përfundonte me Marrëveshjen e Ohrit, e cila u pranua verbalisht nga të dyja palët. Albin Kurti thuhet se ishte gati për ta nënshkruar, dhe Vuçic nuk ka firmosur, por ka premtuar se do ta bëjë kur t’i kalojë dhimbja në dorë. Pra, tani po punojmë që Vuçiç të shërohet dhe të shohim se çfarë presioni do ketë mbi të. BE është në mbrojtje, nuk ka iniciativë dhe motori për gjetjen e një zgjidhjeje ndoshta do të jenë SHBA-të” – theksoi Maliqi. Ai rikujtoi gjithashtu se dialogu nuk ka dhënë rezultat gjatë viteve të fundit. “Dialogu mbaj mend se vdiq që pesë-gjashtë vite më pare, pasi nuk pati rezultate. Pastaj Kurti dhe Vuçiç vunë piston në volantin e dialogut, sepse asnjë nga të dy nuk donte të ishte vetëm Bashkimi i Komunave Serbe me status të paqartë. Tashmë pritet që të ketë pak më shumë presion. Nëse do të ketë sukses, mbetet për t’u pare. Nëse deri në pranverë nuk ndodh diçka e rëndësishme në dialog, bisedimet do të bien në plan të dytë” – deklaroi analisti nga Kosova