Politike
Celibashi: Në 502 qendra nuk funksionon identifikimi elektronik
Kryekomisoneri Ilrjan Celibashi ka folur për ecurinë e procesit të votimit. Celibashi tha se 77% e qendrave të votimit e kanë filluar punën në orën 07:00, 13% në orën 07:30 dhe 12% në orën 08:00. Celibashi tha se në orët e para të mëngjesit kishte disa qendra votimi që nuk ishin kuorumin pasi mungonin komisionerët e PD-së, por këto vakanca janë plotësuar e ka nisur votimi.
Celibashi tha se ende në 502 qendra votimi ka probleme me identifikimin elektronik, por puna ka nisur manualisht.
“Kemi disa të dhëna në lidhje me pjesëmarrjen. Ajo çfarë merr më shumë në këtë moment është ecuria e procesit në qendra e votimit dhe situata e fillimit të procesit. 77% e QV e kanë nisu votimin në 07:00, 13% në 07:30, 11% pas orës 08:00, kryesisht kjo është % e atyre QV që kanë pasur problem me funksionimin e pajisjes elektronike të identifikimit. Në orët e para të mëngjesit kishim disa QV që nuk kishin kuorum. Tashmë prej disa orësh ka zero QV që se kanë kuorumin. Nga raportimet që kemi procesi është duke shkuar qetë. Kemi patur raportim për ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike në Shijak. Në 1 QV dhe në Fier rezultonin mangët për bashkinë e Peqinit 500 fletë votimi për kryetar, ndërsa për Fierin 500 fletë votimi për këshillat. Dy QV në Devoll ka patur problematika me kutinë e votimit, kanë qenë të dëmtuara. Kemi një raportim që vjen direkt nga QV. Mbi numrin e zgjedhësve që kanë qenë prezent pak a shumë në orët e mëngjesit, llogarit 21%. Mbi incidente të mundshme, kemi informacion për dy incident, një në Fushë Krujë dhe një me operatorin e pajisjes së identifikimit në Dibër. Janë 14 denoncime të administrua deri tani në KQZ nëpërmjet aplikacionit. Denoncimet lidhen me parregullsi të veprimeve të anëtarëve të komisionit të Qendrave të votimit, probleme të aksesimit në disa QV nga persona me aftësi të kufizuara”, tha Celibashi.