Connect with us

Politike

Celibashi përjashton PD edhe nga koalicioni, pas kërkesës së Alibeajt

Partia Demokratike nuk është lejuar që të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit as si koalicion. • Pasi e përjashtuan PD-në të regjistrohej në zgjedhje si parti, komisioneri zgjedhor Ilirjan Celibashi nuk ka pranuar që PD-ja të regjistrohet si parti brenda koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’. • Ky vendim i Celibashit ka ardhur pas kërkesës së Enkelejd Alibeajt për të penguar PD-në të futet në zgjedhje. • Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ është regjistruar në zgjedhjet e 14 majit vetëm me 3 parti nga 4 që ishin pjesë e tij. • Në mbledhjen e sotme Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur se ky koalicion mund të regjistrohet vetëm më partitë Partia e Lirisë, Partia Uniteti për të Drejtat e Njeriut si dhe Partia Demokristiane. • Nga ana tjetër Celibashi, ka respektuar vendimin e KAS për regjistrimin e PD-së së Alibeajt në zgjedhjet e 14 majit. • Po ashtu në mbledhjen e sotme është regjistruar për zgjedhjet e 14 majit dhe koalicioni “Aleanca Liberale e Djathtë”.

Celibashi respekton vendimin e KAS: PD e Alibeajt regjistohet në zgjedhje

Celibashi e përjashton PD edhe nga koalicioni, pas kërkesës

Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka respektuar vendimin e KAS për regjstrimin e Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt. Por ky vendim u kundërshtua nga përfaqësuesi i Partisë së Lirisë Altin Kaziaj, i cili tha se vendimi i KAS do të ankimohet dhe duhet pritur vendimi i Kolegjit. Por kërkesa nuk u pranua nga Komisioneri Shtetëror.

“Ky vendim i KAS ngelet thjesht dhe vetëm teknikisht për tu zbatuar nga komisioneri Shtetëror. Është akti i një organi të parashikuar nga ligji për të vendosur për çështje të tilla. Për sa kohë ky organ ka vendosur regjistrimin si subjekt zgjedhor të PD-së, ngelet vetëm zbatimi i këtij vendimi. Vendos regjistrimin e PD-së me nënkryetar Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të PD-së për zgjedhjet e 14 majit”, tha Celibashi.

Celibashi: Regjistrohet koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ vetëm me 3 parti, Berisha jashtë

Celibashi e përjashton PD edhe nga koalicioni, pas kërkesës

Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka regjistruar koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ në zgjedhjet e 14 majit vetëm me 3 parti. Gjatë mbledhjes së KQZ-së, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar se pjesë e këtij koalicioni do të jenë partitë Partia e Lirisë, Partia Uniteti për të Drejtat e Njeriut si dhe Partia Demokristiane. Ndërkohë që jashtë është lënë Partia Demokratike e Shqipërisë. Celibashi u shpreh se PD-ja nuk ka shprehur vullnet për tu bërë pjesë e këtij koalicioni dhe se sigla PD-së së Berishës nuk mund të jetë pjesë e koalicionit “Bashkë fitojmë”.

Celibashi: Ajo që thotë përfaqësuesi i PD-së që nuk kemi bërë asnjë marrëveshje…

Kaziaj: Ju që thoni ‘përfaqësuesi i PD’ ende nuk e keni regjistruar PD-në në zgjedhje.

Celibashi: Indrit Sefa përfaqëson PD-në në KQZ. Prej gati 1 viti është përfaqësuesi i PD-së dhe sa kohë nuk ka një dokument që provon të kundërtën, vazhdon të jetë përfaqësuesi i PD-së në KQZ. Mungon vullneti i PD-së për të qenë pjesë e këtij koalicioni. E njëjta situatë ka qenë edhe në shkurt 2022. Në konkluzion dhe në analizë të të gjithë çfarë përmenda do regjistrojmë koalicionin “Bashkë Fitojmë” me 3 parti, PL, PBDNJ dhe PDK.

‘Bashkë Fitojmë’ në zgjedhje, Indrit Sefa: I paligjshëm, PD nuk ka koalicion. Kaziaj: Partia nuk është regjistruar

Celibashi e përjashton PD edhe nga koalicioni, pas kërkesës

Ilirjan Celibashi

TIRANË- Regjistrimi i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në zgjedhjet e 14 majit ka sjell debate më mbledhjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Kjo pasi përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Indrit Sefa ka deklaruar se kjo pari nuk ka bërë asnjë koalicion me asnjë parti, por është përdorur logoja pa të drejtë. Nga ana tjetër, në emër të koalicionit “Bashkë fitojmë”, Altin Kaziaj, u shpreh se vendimi i KAS-it do të apelohet brenda pesë ditëve dhe se PD-ja e Alibeajt ende nuk është e regjistruar zyrtarisht në KQZ.

Altin Kaziaj: Kemi paraqitur kërkesën sipas asaj që është parashikuar në kod. Kërkesa mban të gjitha kërkesat e nevojshme për regjistrimin e koalicionit. Kërkojmë regjistrimin e koalicionit “Bashkë fitojmë”.

Indrit Sefa: Partia Demokratike nuk ka bërë asnjë koalicion. Është përdorur emri, karakteristikat dhe logo e Partisë Demokratike nga persona të paautorizuar dhe të palegjitimuar.  Komisioneri duhet të konstatojë se kjo marrëveshje është bërë në mashtrim të ligjit dhe në mashtrim të zgjedhësve. Nuk e di kush është personi që i është drejtuar KQZ-së. Komisioneri ka të gjitha detyrimet ligjore për të marrë masa dhe për të vënë në vend këtë shkelje të dispozitave ligjore. Kërkesa duhet rrëzuar për sa kohë që marrëveshja është një dokument i domosdoshëm për regjistrimin në KQZ.

Altin Kaziaj: Kodi Zgjedhor flet për marrëveshje të dy a më shumë partive. Me shumë respekt për ju zoti Komisioner, të vazhdojmë më tej me kërkesën tonë.

Indrit Sefa: Nëse lexoni vendimin e KAS-it thotë që “vendimi hyn në fuqi menjëherë”. Unë jam përfaqësues i përhershëm i PD-së pranë KQZ-së. PD nuk ka bërë asnjë marrëveshje për lidhjen e koalicionit zgjedhor dhe nuk ka depozituar asnjë marrëveshje të tillë. Subjektet që kanë firmosur në emër të PD-së, nuk janë përfaqësues të Partisë Demokratike.

KQZ merr vendimin: Koalicioni “Aleanca Liberale e Djathtë” regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit

Celibashi e përjashton PD edhe nga koalicioni, pas kërkesës

Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka regjistruar koalicionin “Aleanca Liberale e Djathtë” për zgjedhjet e 14 Majit. Koalicioni i përbërë nga tre parti, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat dhe Partia Bashkimi Demokrat do të drejtohet nga Partia Balli Kombëtar Demokrat dhe do të ketë siglën ALD. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashit gjatë mbledhjes së sotme ka deklaruar se kërkesa për regjistrimin e këtij koalicioni është në përputhje me Kolegjin Zgjedhor.

“Kërkesa është në përputhje me parashikimin e Kolegjit Zgjedhor. Në momentin që paraqitet kërkesa për regjistrimin e një koalicioni, e vetmja dispozitë që e rregullon është neni 65 i Kodit Zgjedhor dhe sipas tij, mundet të regjistrohen në KQZ si koalicion. Pra i vetmi kusht është që partitë që janë pjesë e koalicionit të jenë pjesë e KQZ dhe meqenëse këto parti janë të regjisatruara si subjekte zgjedhore për t’u regjistruar si koalicion dhe nga vlerësimi që i bëjmë, kërkesa është në përputhje me parashikimet e KQZ ndaj vendosim që ta regjistrojmë koalicionin “Aleanca Liberale e Djathtë”, tha Celibashi.

Advertisement