Connect with us

Aktualitet

Ç’është KOSOVARI, shqiptar apo…Prilli tregon për kombin e pastër etnikisht

Shqiptarët kanë nevojë për një komb të pastër etnikisht dhe vetë projekti i Kosovës së pavarur është i përkohshëm derisa të jepet drita jeshile për t’i hapur rrugën “Shqipërisë së madhe” – kështu vlerësoi, Marija Marseniç, sociologe nga Instituti për Studime Evropiane.

Ajo e sheh regjistrimin e popullsisë të planifikuar për në muajin prill, si një tjetër lëvizje taktike për represion ndaj popullatës serbe.

“Përsa i përket çështjes së formimit të një kombi të ri kosovar në ato vise, më duket shembull interesant që në letërnjoftimet e të ashtuquajturës Kosovë, kombësia është e shënuar si, kosovare. Kjo është bërë në radhë të parë për të paraqitur para komunitetit ndërkombëtar dhe perëndimit kolektiv, përfshirje në dukje të barabartë te serbëve dhe shqiptarëve”, beson Marseniç.

Por ajo theksoi se qeveria e Kosovës në fakt dëshiron të dëshmojë nga njëra anë se numri i shqiptarëve po zgjerohet, por se ekziston edhe çështja e ndarjes së serbëve nga identiteti i tyre kombëtar.

“Sigurisht që synimi nuk është ndonjë histori për gjithëpërfshirje dhe barazin. Synimi është i njëjtë si për Tiranën edhe për Prishtinën, pavarësisht se tani ka disa mosmarrëveshje politike. Synimi final është formimi i një ‘Shqipërie të madhe” – potencoi Marseniç, e cila beson se në regjistrimin e muajit prill, ata do të deklarohen si shqiptarë, sepse kanë nevojë për një komb të pastër etnikisht.

“Deklarimi i kombësisë si kosovar është i përkohshëm, sepse në mesin e tyre shtrohet edhe çështja se çfarë është kosovari. A është shqiptar nga Kosova, apo është diçka tjetër. Pra ata kanë nevojë për një komb të pastër etnikisht dhe vetë projekti i të ashtuquajturës Kosovë e pavarur është gjithashtu i përkohshëm.

Këtë e thonë edhe zyrtarë të të ashtuquajturës Qeveri e Kosovës. Projekti i të ashtuquajturës Kosovë e pavarur është i përkohshëm derisa të jepet drita jeshile për aneksimin dhe hapjen e rrugës drejt Shqipërisë së madhe” – theksoi sociologia nga Instituti për Studime Evropiane.

E pyetur se çfarë do të thotë regjistrimi për serbët në Kosovë, ajo tha se në asnjë rast nuk do të tregojë gjendjen reale në terren.

“Ata duan që regjistrimi të tregojë një numër më të vogël të serbëve se sa ka realisht në Kosovë. Me siguri Prishtina do bllokojë ardhjen e njerëzve në adresat ku janë regjistruar dhe ku kanë jetuar deri kur Albin Kurti erdhi në pushtet. Natyrisht, për shkak të represioneve të regjimit të tij, një numër i madh i serbëve që jetonin në Kosovë, u detyruan të braktisin vatrat e tyre shekullore dhe nuk do të mund të kthehen në shtëpitë e tyre gjatë periudhës kur do të bëhet regjistrimi i popullsisë” – paralajmëroi Marseniç

Nga ana tjetër, analisti nga Prishtina Blerim Burjani tha se “Nëse shqiptarët nga Kosova do të deklarohen si kosovarë apo shqiptarë në regjistrimin e popullsisë të shpallur për muajin prill të këtij viti, është vullnet personal i secilit qytetar, por do të jetë shumë e vështirë që regjistrimi të realizohet dhe të pranohet si i vlefshëm”

“Qytetarët kanë të drejtë të vendosin se cilën fushë të plotësojnë në formular. Ata do të vendosin vetë dhe do shprehin kombësinë e tyre në regjistrimin e popullsisë. Shtetësia është një element ligjor, dhe kombësia është një ndjenjë e qytetarëve, kështu që do të jenë të dyja, si ka qenë dhe vite më parë” – tregoi Burjani.

Ai vlerësoi se do të jetë e vështirë të bëhet regjistrimi i popullsisë, për faktin se shumica e banoreve të fshatit, punojnë apo dhe jetojnë të paregjistruar në qytetet e mëdha, por edhe për shkak të emigrimit të popullsisë.

Advertisement