Connect with us

Politike

Çështja “Babale”/ Ervin Salianjin dënohet me 1 vit burg, detajet e para

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, lidhur me dosjen “Babale”.

Apeli ka lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg për ligjvënësin demokrat. Si përkrahje ndaj tij në sallën e gjyqit ishin të pranishëm edhe deputetët e Partisë Demokratike.

Çfarë është dosja Babale?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”. Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvanit) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.

Advertisement