Aktualitet
Çështja “Babale”/ Shtyhet sërish gjyqi për Salianjin

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji, për dosjen “Babale” që ishte caktuar të mbahej këtë të hënë. Arsyeja e kësaj shtyerje të datës vjen si pasojë e mungesës së një prej anëtarëve të trupës gjykuese. Me një vendim fajësie që i rëndon prej 2019 dhe nuk ka marrë formë të prere, Ervin Salianji nisi përballjen me Prokurorinë e Apelit që ngul këmbë se ai kreu kallëzim të rremë në dosjen Babale së bashku me Fredi Alizotin, Albert Veliun dhe gazetarin Jetmir Olldashi, raporton TCH. Dosja që tronditi politikën në atë kohë dhe që solli dorëheqjen e Fatmir Xhafës sipas prokurorisë nuk ishte gjë tjetër veçse një skenar që përfshiu dëshmitarin X dhe një shok të tij të joshur për përfitim personal.

