Connect with us

Aktualitet

Çështja “Bankers Petroleum”/ Dumani: Ne nuk mund të marrim iniciativën

Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë takimit me gazetarët u pyet edhe për çështjen e “Bankers Petroleum”. Dumani u shpreh se hetimet aktualisht janë në dorën e Prokurorisë së Fierit. Kreu i SPAK theksoi se është në dorën e kësaj të fundit të vendosë nëse do të shpallë moskompetencën, për t’ia kaluar çështjen SPAK-ut.

“Është në të drejtën e prokurorisë së Fierit që të vlerësojë nëse duhet të shpallë moskompetencën e ta sjellë. E njoh përciptazi si ju. Ne nuk mund të marrim iniciativën, ne mund ta tërheqim atë dosje nëse për të njëjtin fakt penal ne të kishim regjistruar diçka. Në këtë kuptim, mbetet në kompetencën e Fierit nëse na i sjell apo jo neve”, tha Dumani.

Advertisement