Connect with us

Politike

Çështja e detit/ Dendia: Rama është mik i ngushtë i Erdogan

Ministri i Punëve të Jashtme në Greqi, Nikos Dendias ka deklaruar se ‘ngërçi’ më Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e detit do të zhbllokohet Në fjalën që ka mbajtur në aktivitetin e prezantimit të kandidaturës së Greqisë për një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për mandatin 2025-2026, Dendias ka thënë se me Shqipërinë ka arritur një marrëeshje në parim që e ka diskutuar dhe me kryeministrin Edi Rama. Ministri grek ka shtuar gjithashtu se kjo marrëveshje duhet të merret shembull nga Turqia gjithashtu. Sipas tij, marrëveshja është e shkëlqyer.

Pjesë nga intervista:

Çfarë po bëhet me projektin e marrëveshjes? Do të zhbllokohet një moment?

Po, do të zhbllokohet. Besoj më herët se sa e mendojmë. Historia e marrëveshjes në parim me Shqipërinë është diçka për të cilën unë jam veçanërisht i lumtur. Do mund të thoja dhe krenar. Shqipëria ka rënë dakord në parim dhe këtu duhet të vendosim emër, Edi Rama u dakortësua në parim me sa pikërisht i propozojmë dhe Turqisë. Se si konkretisht do të specifikohet në draft projekti për Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, do duhet ta shohim në kuadrin e autorizimit që do t’i jepet qeverisë Rama nga presidenti shqiptar. Por parimisht, marrëveshja është e shkëlqyer, një marrëveshje shembull për Turqinë. Sepse të mos harrojmë se Edi Rama është mik i ngushtë i presidentit Erdogan, Shqipëria është vend mik i Turqisë. Unë besoj se mund të jetë njësoj vend mik edhe i Greqisë. Nuk e konsideroj një lojë të zhumëzuar me zero. Por Shqipëria, mikja e Turqisë, ra dakord, bëri marrëveshje pikërisht me të njëjtin propozim që i bëmë dhe Turqisë. Mendoj se ky fakt duhet të jetë qetësues për deep state turk,  përsa i përket qëllimeve greke.

Çështja e hapur mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufizimin e zonave detare, mbetet një nga çështjet më të diskutuara jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë. Në Parlamentin grek, më 20 janar 2021 u miratua projektligji për zgjerimin e ujërave territorialë të vendit nga 6 në 12 milje në Detin Jon. Ky vendim u shoqërua me debate dhe reagime të shumta në Shqipëri për faktin se sa mund të ndikojë vendimi i Greqisë në zonën ekskluzive ekonomike dhe efekti i ishujve grekë në përcaktimin e zonave detare mes dy vendeve. Kështu që kjo çështje u vendos që të ndahej në Hagë.

Advertisement