Connect with us

Politike

“Çështja e detit do ta cënonte”/ Meta: Emërimi si ministër i Vëngut, kundër interesave të vendit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një konference për mediat ka deklaruar se emërimi i Pirro Vëngut në krye të Ministrisë së Mbrojtjes është kundër interesave të vendit.

Sipas Metës, emërimi i Pirro Vëngut në këtë dikaster mjaft të rëndësishëm në çështjen e detit me Greqinë, do ta cënonte atë.

Gjithashtu presidenti i PL-së theksoi se Vëngu duhet të japë llogari për shtetësinë e dyfishtë që mban, ashtu sikurse aferat e tjera korruptive në kohën kur drejtonte Portin e Durrësit.

Ministri i ri i mbrojtës të sqarojë nëse e ka kryer detyrimin ushtarak në Turqi si shtetas grek dhe nëse është me shtetësi greke, këtë ta sqarojë. Duke qenë ministër i Mbrojtjes ka përgjegjësi të mëdha për çështjen e detit, dhe një shtetas grek ka detyrime ligjore me Greqinë, përveçse morale. Çdo përfaqësues i palës shqiptare duhet të mbrojë interesat e Shqipërisë konformë vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Është shtetas grek ministri i Mbrojtjes,  sepse s’mund të jetë edhe shqiptar edhe grek kur ka përgjegjësi të mbrojë interesuar e vendit të tij sipas Gjykatës Kushtetuese. Figurë e dyshimtë se vjen nga Porti i Durrësit, Alabarit, me shkelje të rënda ligjore, ka firmosur marrëzi për të cilat do japë llogari”, tha Meta.

Advertisement