Connect with us

Kosova

Çështja e Kosovës zgjidhet në BE dhe OKB, jo në BRICS

Anëtari i Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe ish-ambasadori Sreçko Gjukic beson se Serbia duhet të udhëheqë një politikë të jashtme korrekte dhe të drejtë si ndaj BE-së ashtu edhe ndaj BRICS-it, por shtoi se çështja e Kosovës nuk zgjidhet në BRICS, por në Bashkimin Evropian dhe Kombet e Bashkuara.

Ai vlerësoi se BRICS është një grup që po përpiqet të vendoset si një forcë me ndikim politik, ekonomik, financiar, teknik dhe teknologjik në skenën ndërkombëtare, por kujtoi se nuk është një fenomen i ri dhe se ekziston që nga viti 2008.

Argumenteve se mund të ishte më mirë që Serbia të lidhet më shumë me BRICS, sepse në të ka shumë shtete që nuk e njohin Kosovën, ai theksoi se “Ata nuk do ta njohin, por të tjerët e kanë pranuar në Perëndim” dhe se kjo e Aleksander Vucicit “eshte një politikë struci” e“varrosjes së kokës në rërë.

Sipas tij, politika serbe duhet të vendosë nëse do të mbetet në rrugën aktuale të politikës së saj evropiane me anëtarësimin në BE, apo nëse do të zgjedhë BRICS, i cili, siç u shpreh ai, është “gjeopolitikisht mijëra kilometra larg”.

“Do të ishte shumë e gabuar të vendosnim me nxitim dhe të merrnim disa vendime brenda natës dhe më pas të pësonimpasoja të mëdha për shkak. Në politikën e jashtme të dekadave të fundit, ne shumë shpesh kemi marrë vendime të gabuara dhe ende po paguajmë për to. Deri më sot, mendoj se ky është një udhëkryq ku nuk duhet të përsërisim duke marre vendime të gabuara” – potencoi Gjukic

Advertisement