Connect with us

Politike

Çështja “Gërdeci”/ Mediu pas seancës: Po shqyrtohet një akt absurd…

Në Gjykatën e Posaçme është mbajtur seanca e radhës për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, për çështjen Gërdeci. Mediu pas daljes nga GJKKO foli për mediat dhe tha se ekspertët po sillen si prokurorë e gjyqtarë, duke pretenduar se përfundimet e ekspertëve kanë të meta. Sipas tij, po shqyrtohet një akt absurd nga pikëpamja ekonomike dhe ligjore.

“Ajo që thonë ekspertët nuk ka logjikë ekonomike. Municionet për demontim kishin nevojë për kosto.  Nga MSA kishim detyrim që të mbaronim demontimin deri më 2006. Situata e demontimit është cilësuar me risk të lartë. Ekspertët sillen si prokurorë e gjyqtarë. Po bëhen manipulime të qëllimshme. Po shqyrtohet një akt absurd nga pikëpamja ekonomike dhe ligjore,” tha ai.

Ish-ministri, Mediu po hetohet për çështjen “Gërdeci”, tragjedi e cila ndodhi në 15 mars të vitit 2008, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Mediu po gjykohet për dy akuza, atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”.  Ish-ministri ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin.

Advertisement