Aktualitet
Çështja e Gërdecit/ Zamira Durda: Fatmir Mediu të akuzohet për vrasje
Seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për çështjen e Gërdecit është shtyrë për në datën 23 mars. Zamira Durda, e cila humbi të birin 7-vjeçar në tragjedinë e vitit 2008 mori pjesë në seancën e sotme. Pas përfundimit, ajo u shpreh se akuza ndaj Mediut për shpërdorim detyre nuk është e mjaftueshme.
“Thjesht kërkoj drejtësi, të vendoset drejtësia dhe të më japë një përgjigje, pse Erisoni nuk jeton? Kaq kam kërkuar. Për mua nuk është akuzë e mjaftueshme, e kam thënë edhe herë të tjera, shpërdorim detyre, me pasojë vrasjen e një apo më shumë personave, këtu duhet të vazhdojë. Gjithsesi, do ta pranoj. Kam 15 vjet, thjesht dua një përgjigje, pse Erisoni nuk jeton më?”, theksoi ajo.