Connect with us

Kosova

Çfarë është “shpërthimi i zjarrit”? Urdhri i Vuçiç për ushtrinë e Serbisë: Bëhuni gati për luftë

“Dassault Rafale” është avioni i luftës i prodhuar nga Franca, 12 prej të cilëve po i kërkon me ngulm Serbia që prej vitit 2021.

Pavarësisht se Beogradi zyrtar nuk është pjesë e NATO-s, bashkëpunon ngushtë me Rusinë, të shpallur si kërcënimi direkt i aleancës, dhe nuk vendos sanksione ndaj këtij shteti për luftën në Ukrainë, Vuçiç disi ka arritur ta thyejë këtë barrierë kur njofton se për 2 muaj presidenti francez, Emmanule Macron, do ta firmosë autorizimin për shitjen e këtyre avionëve Rafale. Por çfarë është mjeti luftarak që mban nofkën “shpërthimi i erës apo zjarrit”.

I pajisur me një gamë të gjerë armësh, rreth 20 të tilla, përfshirë raketa, Rafale synon të kryejë misione të epërsisë ajrore, ndalimit, zbulimit ajror, mbështetjes tokësore, goditjes së thellë, goditjes kundër anijeve dhe misione të parandalimit bërthamor.

Mjeti ajror ushtarak francez, që kap një shpejtësi mbi 1900 kilometra në orë, ka një hapje krahësh prej 11 metrash dhe gjatësi 15 metra, është përfshirë në luftime mbi Afganistanin, Libinë, Malin, Irakun dhe Sirinë.

Avionët Rafale janë bërë pjesë e ushtrisë franceze në vitin 2001, ndërsa është shitur me një vlerë prej 100 milionë dollarësh. Armatosja edhe më e rëndë e Serbisë, vjen në një kohë kur presidenti Vuçiç ka urdhëruar ushtrinë që të nisë stërvitjen më të madhe ndonjëherë.

Ministria serbe e mbrojtjes thekson në një deklaratë se kjo po bëhet “me synimin për përmirësimin e kapaciteteve tokësore dhe ajrore për operacione luftarake”. Më tej thuhet se janë krijuar skenare për t’ju përshtatur kushteve që mund të priten në një situatë reale.

Advertisement