Kronike
Çfarë fshihet pas shpërthimit? Vëllai i zhdukur i 47-vjeçarit kokë e bandës së Mirditës
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Mirditë, ku 47-vjeçarit Ludovik Syziu iu vendos tritol në makinë.
Pasi lënda plasëse shpërtheu, Syziu u plagos lehtë dhe u dërgua në spital.
Pasi mori shërbimin e nevojshëm mjekësor, ai ka dhënë dëshminë para grupit hetimor, duke deklaruar se nuk ka asnjë dijeni për autorët apo shkaqet.
Sipas burimeve, në pyetje po merren edhe familjarët e 47-vjeçarit.
Ludovik Syziu është vëllai i Dritan Syziut, i njohur ndryshe si kreu i bandës së Mirditës.
Dritan Syziu është i zhdukur që prej vitit 1997 dhe është i akuzuar si autor i disa ngjarjeve në Mirditë në vitin 1997.
Syziu është dënuar me burgim të përjetshëm për një ngjarje që ka ndodhur më 28 qershor të vitit 2000, ku mbeti i vrarë punonjësi i policisë, Gjon Paçuku.