Connect with us

Bota

Çfarë i ndodhi? Silvio Berlusconi shtrohet sërish në spital

Kur nuk ka kaluar shumë kohë nga dalja e tij nga spitali, ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi shtrohet sërish në spitalin e Milanos.

Sipas mediave italiane, Berlusconi, ndodhet në repartin Q1 (jo në terapi intensive), e i duhet të kalojë natën në spital. Më shumë detaje se përse u shtrua me kaq urgjencë ende nuk janë dhënë.

Kujtojmë se ish-kryeministri doli nga spitali më 19 maj pas 45 ditësh shtrimi. Berlusconi u shtrua më 5 prill, për të trajtuar një infeksion të mushkërive që u shfaq në kontekstin e leuçemisë mielomocitare kronike.

Shëndeti i Berlusconit është përkeqësuar ndjeshëm vitet e fundit, ai ka kryer operacion në zemër në vitin 2016 dhe është shtruar disa herë spital për shkak të Covid.

 

Advertisement