Aktualitet
‘Çfarë ka drejtor?’, Hoxha publikon audio-përgjimet e 21 janarit

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar audio regjistrimin e “21 janarit” ku dëgjohet komunikimi në radio i drejtuesve të gardës.
“Është regjistrim nuk është përgjim dhe është shumë i gjatë. Familjes ia kam çuar kasetën e plotë, e disponon familja Nika. Ky është vetëm një fragment i materialit. Ne tani e gjetëm, po ta kisha gjetur më parë do ta kisha bërë publike më parë. Kjo është një indicie që të çon te prova”, tha gazetari Artan Hoxha.
Në këtë audio dëgjohet ndër të tjera:
–Të porta numër 5
–Është prishur porta, po tentojnë të futen brenda
—Dëgjon..
—Dëgjoj…
—Hajde pak tek kolonat
—Mbrapa ku rrinë ministrat
—Largohu..
—Çfarë ka drejtor
—Këtu jam tek kolonat…

