Connect with us

Pinknews

Çfarë ka menduar Deamishel për banorët: Pyjama party në mbrëmje…

Duke qenë se është lidere e kësaj jave, Dea nisi  me ndarjen e punëve për secilin banor. Ajo u shpreh se nuk ka dëshirë të imponojë askënd, të bëjë diçka që nuk ka dëshirë ta bëjë, për këtë arsye e la zgjedhjen të lirë për punët e shtëpisë.

Demishel u shpreh se këtë javë që është ajo lidere, do e kthejë atë në javën e dashurisë, ku banorët do japin vetëm mesazhe pozitive për njëri-tjetrin, do organizojnë aktivitete të shumta për tu argëtuar, etj.

Sipas dëshirës, banorët nisën të ndanin punët e shtëpisë.

 

Si lidere e shtëpisë, Dea solli një frymë ndryshe. Ajo tha se kur të gjithë banorët të ulen për të drekuar në tavolinë, nuk ka dëshirë që të dëgjojë debate, të paktën për këtë javë që ajo ka lidershipin e shtëpisë.

Dea mendoi që vajzat dhe djemtë të ndahen sonte në dy grupe dhe të argëtohen më vete. Ajo mendoi që vajzat të bëjnë “Pyjama Party”, ndërsa për djemtë tha që ata të organizonin diçka vetë.

Advertisement