Aktualitet
“Çfarë ke ti më shumë si bektashiane se unë si katolik?”, Zef Bushati përplaset me Sonila Meçon
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Vatikan, Zef Bushati dhe gazetarja Sonila Meço, u përplasën në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” për idenë e hedhur nga kryeministri Rama për “shtetin bektashi” në Tiranë. Ndërsa Bushati tha se Rama e ka menduar si model siç është Vatikani për katolikët, Meço u shpreh se kjo është bërë prej një shekulli me Kryegjyshatën Botërore.
Zef Bushati: Rama e ka menduar kështu që Vatikani është vendi simbol për gjithë katolicizmin botëror, pra te gjithë katolikët e botës e kanë qendrën për katolikët. Ndaj dhe për bektashinjtë ka menduar që duke qenë Kryegjyshata Botërore dhe gjithë bektashinjtë e botës e kanë qëndrën këtu ndaj dhe ai, them unë, e ka hequr këtë paralele. Pastaj po të futesh në detajet e tjera, këto janë probleme të ngatërruara. Vatikani sa selinë e shenjtë, dhe ka qytet-shtetin, pra dy struktura që veçojnë.
Sonila Meço: Kjo është edhe më e rëndë, sepse ai, duke patur në mendje se kjo është Kryegjyshata Botërore dhe ta shpall këtë si qendër të bektashinjve, që është shpallur një shekull përpara, vetëm nëse zoti Rama i ka dhënë vetes atribute të Zotit në qiell. Ka qenë, ka një shekull.
Zef Bushati: Epo nuk i keni bërë punët. Edhe unë kam një lidhje shpirtërore me bektashinjtë.
Sonila Meço: Një kryeministër ka një mandat të kufizuar, ndërsa besimi është i gjithëjetshëm. Kur ne citojmë kryeministrin, citojmë një administrator që ka marrë votën për një kohë të caktuar. Kurse vendosja e Kryegjyshatës Botërore janë çështje të thella të shpirtit të njeriut. Duhet të jetë më lehtë të dyshoj administratorin e përkohshëm se besimin e përjetshëm.
Zef Bushati: Unë nuk e thashë këtë.
Sonila Meço: Po thatë nëse e ka vendosur dhe këtë ta bëjë si qendër. Por kjo është vendosur 100 vite më parë.
Zef Bushati: Nuk e mohoj që e thashë. Ta argumentoj që të mos i rëndojmë gjërat kot. A është e vërtetë që kjo është Kryegjyshatë Botërore? Është e vërtetë. Pse i shmangesh kur them që gjithë bektashinjtë e botës?
Sonila Meço: Ju thatë që zoti Rama ka parasysh në mendje. Është bërë kjo gjë.
Zef Bushati: Ju thoni që është bërë. Unë mendoj…
Artan Hoxha: Të mos stigmatizohen bektashinjtë. Kjo është një histori e baba Edit. A e di që teqeja në Greqi ka 3 mijë hektarë dhe shteti grek nuk ia njeh se nuk ka kush ta përfaqësojë.
Zef Bushati: Nuk jemi mbledhur këtu të zgjerojmë njohuritë tona.
Sonila Meço: Sa mirë ishim në harmoni me njëri-tjetrin. Ju s’po merrni dot fjalën.
Zef Bushati: Po s’po ma jepni fjalën.
Sonila Meço: Se ju morët përsipër që të flisni për bektashinjtë. E shikoni se çfarë ka bërë kryeministri shqiptar. Ne që jemi njerëz jopraktikantë dhe as klerikë dhe shiko si nxehet. Krejt i panevojshëm.
Zef Bushati: Ju nuk po lejoni debat.
Sonila Meço: Se këtë ka patur në mendje.
Zef Bushati: Jo se ka patur këtë në mendje, kështu është. Se Vatikani është kryeqendra e katolicizmit.
Sonila Meço: Jo, është vërtet qendra e katolicizmit, por ka qenë shteti papal dhe e dini shumë mirë se çfarë ka ndodhur me Musolinin.
Zef Bushati: Mos shpërthe, mos më demonstro kulturë këtu. Ne jemi për të diskutuar për këtë gjë.
Sonila Meço: Unë jam një besimtare.
Zef Bushati: Edhe unë besimtar jam. Çfarë ke ti më shumë si bektashiane se unë si katolik?
Sonila Meço: Njoh historinë e bektashizmit.
Zef Bushati: Po ku e di ti se nuk e njoh edhe unë? Unë nuk mund të të akuzoj ty se nuk e njeh katolicizmin.