Lifestyle
Çfarë na pengon të jemi të suksesshëm në jetë
Çdokush ka meritë për suksesin e vet, prandaj është mirë që të mësohemi të detektojmë cilat janë ato shprehi që na pengojnë që edhe vetë të bëhemi të suksesshëm
Prandaj është me rëndësi t’i detektojmë, t’i zgjidhim me kohë, ndërsa në vazhdim zbuloni se si ta bëni këtë.
Mos e nënvlerësoni veten
Më e keqja që mund ta bëni është që të dyshoni në aftësitë tuaja. Kthehuni pak prapa dhe shikoni se çfarë keni bërë deri tani në udhëtimin deri te ajo pikë në të cilën gjendeni.
Inkurajoni vetveten dhe besoni që do të mundë të realizoni të gjitha detyrat të cilat vijnë me vendin e ri të punës apo me pozitat më të mira te të cilat dëshironi të arrini.
Mos u merrni me të tjerë
Mos dëgjoni këshilla “të dijetarëve”, të cilët ju bindin se çka është e mirë apo e keqe dhe ju tërheqin vërejtjen se nga gjoja cilat gjëra duhet të mbroheni.
Veproni në bazë të bindjeve dhe ndjenjave tuaja dhe mos lejoni që negativitetet e të tjerëve të gjejnë rrugën e ndikimit tek ju.
Pushoni të ndiqni përsosmërinë
Mësoni të delegoni dhe mos provoni të kontrolloni çdo pjesë të ditës së punës, vetëm kështu lehtë do t’i kryeni detyrat dhe do të ndiheni të kënaqur me punën e kryer.
Gjeni kohë edhe për veten
Punojmë për të jetuar, jo për të kundërtën, prandaj mos e merrni stresin me vete në shtëpi. Balancën midis punës dhe kohës private do ta arrini në atë mënyrë që në fund të çdo dite pune të bëni listën e detyrave të cilat ju presin të nesërmen.
Pushoni, ushtroni, lexoni, regjistrohuni në ndonjë kurs apo merruni me cilindo qoftë aktivitet tjetër, i cili nuk ka lidhje me punën.