Connect with us

Aktualitet

‘Çfarë ndodh me pasuritë e Metës jashtë vendit. Në dhjetor presim arrestime të tjera!’

Juristja Brizida Gjikondi foli për sulmet e Ilir Metës për Monika Kryemadhin, duke i thënë KryeDumane.

Zonja Gjikondi i konsideroi Metën dhe Kryemadhin si dy bashkëpronarë të cilët kanë përfituar pasuri në kurriz të shqiptarëve.

“Më vjen keq që vazhdojmë dhe merremi me çiftin që tani është në duart e drejtësisë.

Është një krizë e thellë mes dy ortakëve të një biznesi, të cilët nuk kanë ruajtur marrëveshjen që kanë pasur bashkë, në lidhje me pasurimin e padrejtë në kurriz të shqiptarëve. Dy bashkëfajtorë, grup i strukturuar që kanë pasur edhe hile mes njëri-tjetrin.

Sapo ranë në duart e drejtësisë, u zhbënë si çift biznesmenësh, jo bashkëshortësh, pasi një raport e bashkon morali dhe e mira. Të dy kanë pasur role të përcaktuara, si grupet e strukturuara, të dy kanë kusuret e tyre. Ndaj kanë degraduar dhe janë bërë mish për top për mediat tani. Ndaj Meta tani thotë që Kryemadhi e ka shitur tek Altin Dumani.

Meta ka vrarë jetën e një vendi, me korrupsionin dhe gjithçka që ka bërë. Ata që e mbrojnë, kanë borxhe për të larë ndaj Metës. Të mendosh që Meta ka lobuar që t’i ngrihet çmimi i energjisë shqiptarëve, kaq mjafton për të kuptuar gjërat e tmerrshme që ai ka bërë.

Gjithë pasuritë e vjedhura Meta i ka çuar jashtë, SPAK nuk ka të drejtë t’i bllokojë ose administrojë, pasi janë nën juridiksionin e një shteti tjetër”, tha zonja Gjikondi për Dritare TV.

Gjikondi është shprehur se muajin dhjetor priten ndryshime të mëdha. Sipas saj, këto ndryshime do ti sjellin disa arrestime.

“Unë mendoj që në muajin dhjetor do të kemi arrestime të reja. Unë mendoj që SPAK është elementi kryesorë që po ndryshon komplet harpën e politikës shqiptare.

Nëse duhet të ketë një institucion që përfaqëson popullin është SPAK. Ndryshimi nuk do të vij vetëm nga këto arrestime, nëse PD dhe PS vazhdojnë me këto marrëveshje okulte do vazhdojnë me ketë reformë zgjedhore ku e kanë bërë të pa mundur hyrjen e elementeve të reja. Kjo strategji e tyre do të sjellë një bojkot nga shqiptarët”- u shpreh Brizida Gjikondi.

Advertisement