Aktualitet
Çfarë ndodhi? Mbi 50 persona në Bulqizë përfundojnë në spital
50 persona në fshatin Gjoricë të Bulqizës i janë drejtuar qendrës shëndetësore të këtij fshati me shenja helmimi.
Personat në fjalë të cilët janë të moshave të ndryshme, kanë shfaqur simptoma të njëjta si të vjella e diarre.
Bëhet fjalë për të paktën 50 persona nga familje të ndryshme, që janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Gjoricë.
Dyshimet e para janë se helmimi ka ardhur si rezultat i kontaminimit të ujit të pijshëm, i rrjetit të ujësjellësit, që furnizon gjithë Gjoricën, bëjnë me dije burime për “BalkanWeb”.
Ende nuk dihen shkaqet të cilat kanë sjellë ndotjen e ujit. Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Bulqizë, ka marrë mostrat e ujit për t’ju bërë analizat, ku ka rezultuar se uji është i ndotur.
Po kështu, banorëve iu është kërkuar që të mos konsumojnë për momentin ujë nga rrjeti i ujësjellësit, derisa situata të marrë zgjidhje nga organet përgjegjëse.