Connect with us

Bota

Çfarë ndodhi mes Trump dhe Melanias? Presidenti i drejtohet me gisht tregues, pamjet pushtojnë rrjetin

Donald Trump i është drejtuar Melanias më gisht tregues brenda në helikopter dhe zonja e parë shihet duke tundur kokën me pakënaqësi.

Këto janë imazhet e shfaqura në një video virale në mediat amerikane dhe rrjetet sociale, në të cilat çifti presidencial, në bordin e helikopterit Marine One duke u kthyer nga Nju Jorku, duket se ka një debat të vogël. Të dy më pas zbritën nga avioni në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë, me duar të shtrënguar

Videoja e Trump dhe Melanias po ngjall gjithashtu spekulime dhe, sipas disa interpretimeve, të dy nuk po debatonin, por po flisnin për atë që presidenti amerikan e quajti “sabotim” nga OKB-ja kundër tij.

Advertisement