Kronike
Çfarë ndodhi në Shkodër? Digjen dy automjete, ja në pronësi të kujt ishin (EMRI)

Dy makina janë djegur gjatë natës në Shkodër. Sipas informacioneve policore, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ndërsa dy mjetet “Benz” dhe “BMW” janë në pronësi të shtetasit të identifikuar si Erdi Kraja.
“Rreth orës 03:32, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, kanë marrë flakë dhe janë djegur dy automjete tip “Benz” dhe “BMW”, në pronësi të shtetasit E. K. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

