Connect with us

Pinknews

Çfarë ndodhi? Romeo bën gati valixhen, largohet nga ‘BBV’?

Romeo Veshaj është shprehur mbrëmë se është gati të marrë valixhet dhe të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP 3”. Këtë e tha gjatë një bisede me Erjola Doçin, teksa po komentonin fjalët që i thanë dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj.

Sipas tyre, aktori është duke i bërë presion partneres së tij, Heidi Baci. E pikërisht këto fjalë e kanë prekur Romeon.

“Janë dy opinionista të vetëm dhe jo 200 milionë shqiptarë. Bëj një ndarje logjike të lojës edhe më beso që nuk do përfshiheni më si çift”, i tha Erjola-Romeos duke u përpjekur që të qetësojë at

Pjesë nga biseda:

Romeo: Çfarë po thoni moj, unë po i jap presion kësaj vajzës? Unë jam gati për të bërë valixhet dhe të dal moj

Erjola: Kupto diçka Romeo që është një opinion i vetëm

Romeo: Si një moj ishin te tre

Erjola: Janë dy opinionista të vetëm dhe jo 200 milionë shqiptarë

Romeo: Domethënë ata shikojnë 24/7 dhe çfarë thua moj

Erjola: Keni kohë çdo gjë mund të rregullohet në këtë botë

Romeo: Jo moj jam unë ai që po i fus presion kësaj gocës

Erjola: Sepse nuk ke bërë një ndarje logjike të lojës

Romeo: Si të bëj një ndarje moj, çfarë thua?

Erjola: Bëj një ndarje edhe më beso që nuk do përfshiheni më si çift. Pjesën romantike mbajeni shumë të fshehtë

Advertisement