Sport
Çfarë po ndodh në Katar? Humb jetën gazetari i tretë, gjithçka mbetet mister
Në Katar po ndodh diçka tragjike. Ky do të mbahet mend jo si botërori i futbollit, por si botërori i tragjedive. Një gazetar i tretë është konfirmuar se ka ndërruar jetë në Katar.
Roger Pearce ishte drejtori teknik 65-vjeçar i kanalit anglez “ITV Sport”, i cili raportohet se ka vdekur më datën 21 nëntor, para fillimit të ndeshjes SHBA-Uells.
Lajmi merr rëndësi të madhe dhe zbulohet tani pas njoftimeve të dy gazetarëve të tjerë që kanë ndërruar jetë.
Gjithçka ka mbetur mister mbi humbjen tragjike të njerëzve të medias dhe askush nuk e shpjegon dot se çfarë po ndodh.