Kronike
Çfarë po ndodh në Vlorë? Digjen 3 makina, dyshimet e para
Tri makina janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë. Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:55, kur shërbimi zjarrfikës mori njoftimin për një zjarr në dy automjete.
Gjithashtu bëhet e ditur se nga zjarri u dogjën dy vetura dhe pjesërisht një e tretë. Shkaku i zjarrit mendohet i qëllimshëm.
…
Tre makina u përfshirë nga flakët në orët e para të së martës në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë në zonën e njohur si Albano&Romina. Nga zjarri u dogjën dy makina dhe pjesërisht një e tretë.
Sipas burimeve, dy nga mjetet i përkasin Petref Nezhës dhe Nerizan Hoxhës. Ky i fundit, mjeti i të cilit u dogj i pari, thotë se nuk dyshon tek asnjë person dhe se nuk e di pse ia kanë bërë këtë gjë.
“Unë punoj në ndërtim. Kam parkuar si çdo natë këtu. Nuk kam asnjë dyshim. S’e di pse më është bërë kjo gjë. Shpresoj që policia ta gjejë personin.”, tha ai
Dyshohet se zjarri i është vendosur Ford-it me targa AB 634 AP dhe nga flakët janë përfshirë edhe dy të të tjerat, një Ford që është djegur pjesërisht dhe një “Volkswagen”, e djegur plotësisht.
Kamerat e sigurisë kanë kapur një person me kapele që ka vendosur zjarrin në mjet dhe më pas është larguar. Dyshohet se autori është dëmtuar edhe vetë në tentativë për të ikur.