Connect with us

Kronike

Çfarë po ndodh/ Policia spanjolle mësyn në Elbasan

Një operacion i minutës së fundit është duke u zhvilluar brenda ambienteve të një qendre tregtare në Elbasan. NTV.ALka mësuar se operacioni po zhvillohet nga policia spanjolle, ku forca të posaçme kanë mbërritur në Shqipëri. Operacioni po zhvillohet në qendren tregtare “Dardanët”. Guardia Civil ka hyrë në qendër bashkë me forcat Shqiponja. Priten detaje për të mësuar se kush po kërkohet në këtë qendër. Dyshimet paraprake janë se aksioni lidhet me zbulimin e një qendre call-center që ka kryer mashtrime të paligjshme. Për mbi 30 minuta policia ndodhet brenda qendrës tregtare.

Advertisement