Connect with us

Kosova

Çfarë po ndodh prapa perdes? Loja dybinarëshe Kosovë-SHBA

Shumë analistë paralajmërojnë se sanksionet amerikane nuk do të përfundojnë tek Aleksandër Vulin në Serbi, por ato mund të shtrihen edhe në Kosovë. Ambasadori i SHBA në Prishtinë, Xhefri Hovenier tha se Amerika është e shqetësuar që autoritetet në Kosovë nuk i janë përgjigjur pozitivisht kërkesave të Uashingtonit dhe partnerëve të tjerë për de-eskalim në veri dhe njoftoi se nëse vazhdojnë në këtë rrugë, do të ketë pasoja.  Megjithatë Hovenier gjithashtu theksoi se SHBA është partneri më i afërt i Kosovës dhe se “përkushtimi i popullit amerikan ndaj vetë Kosovës dhe popullit të Kosovës, mbetet i stabil si gjithmonë”.

Tani pyetja qëndron çfarë mund të bëjë Uashingtoni për të mbushur hapësirën mes “angazhimit stabil” dhe pasojave të mundshme për Kosovën, dhe a mund të bëjë dot Prishtina pa ndihmën amerikane në planin ekonomik, politik dhe në çdo plan tjetër?

Analistë të ndryshëm mendojnë se marrëdhëniet e SHBA ndaj Prishtinës, nuk do të kenë ndërprerje të papritura apo thyerje të forta, veçse më të mundshme do të jenë “presionet e buta”.

Profesori i të drejtës kushtetuese nga Prishtina Mazllëm Baraliu thotë se “Izolimi nuk është rruga e duhur për Kosovën dhe kjo qeveri duhet të marrë kostot që me këto vende e veçanërisht më shumë me SHBA, të ketë bashkëpunim të pakufi”

Duke komentuar gjithashtu deklaratat e forta të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Baraliu mendon se ato duhet të merren me rezerva dhe se shpesh një gjë thuhet publikisht,  të tjetra ndodhin “pas perdes”.

“Në diplomaci, marrëdhëniet ndërkombëtare shumë herë janë dy binarëshe apo disa herë politika shumëbinarëshe për arritjen e qëllimeve të caktuara. Unë besoj se për cdo lëvizje, ka koordinim me Prishtinës dhe Washingtonit”

Advertisement