Connect with us

Bota

Çfarë po shikon/ Pamjet e rënda të vrasjes në mes të rrugës në Nju Jork, krimi në sytë e të dashurës së tij

Një video që po qarkullon orët e fundit  në rrjetet sociale po shkakton tronditje dhe tregon vrasjen gjakftohtë të aktivistit dhe poetit amerikan Ryan Carson nga një i panjohur në një rrugë të Nju Jorkut. Siç shihet edhe në pamje, viktima është ulur në një stol dhe bisedon me një vajzë. Pak metra para tyre, një burrë fillon të godasë pa ndonjë arsye të dukshme patinat e parkuara pranë trotuarit. Papritur, i tërbuar, ai kthehet në anën e 32-vjeçarit dhe e pyet atë “Çfarë dreqin po shikon?”.

"Çfarë po shikon?"/ Pamjet e rënda të vrasjes

Më pas aktivisti i përgjigjet “Nuk po shikoj asgjë” dhe kalon mes të dashurës së tij dhe burrit të tërbuar, i cili fillon t’u afrohet kërcënues.

“Do të të vras!”, kërcënon burri i tërbuar, ndërsa Karsoni i lutet të qetësohet. “Relaksohu” i thotë ai dhe njëkohësisht ngre duart lart.

Sulmuesi më pas fillon ta ndjekë aktivistin, duke tundur një thikë, ndërsa e dashura e tij – e cila vrapon pas tyre – dëgjohet duke bërtitur “Të lutem, të lutem, të lutem!”. Ndërsa shkon për të shpëtuar, Carson bie në stolin ku ishte ulur më parë dhe sulmuesi i kap xhaketën dhe e hedh në tokë, duke e goditur disa herë me thikë në gjoks.

Më pas vrasësi fillon të largohet, ndërsa kur i afrohet e dashura e Carson-it, ai e pështyn dhe pasi ka goditur me shkelma trupin e pajetë të 32-vjeçarit zhduket. Në video, pak sekonda pas sulmit fatal, shihet edhe një grua, e cila nxiton te e dashura e Carson-it duke i thënë: “Shko kujdesu për të, po telefonoj 911”.

Sipas policisë, kjo grua duket se e ka njohur autorin. Sulmi vdekjeprurës ndodhi herët të hënën e kaluar në Lafayette Avenue, disa blloqe larg stacionit të trenit Bedford-Nostrand në Nju Jork, ku çifti kishte zbritur nga metroja teksa kthehej nga një martesë, tha policia.

Pasditen e së martës nuk kishte asnjë të arrestuar për krimin e rëndë, megjithatë autori është në kërkim.

Advertisement