Connect with us

Lifestyle

Çfarë të bëni kur dikush flirton hapur me të dashurin tuaj

Le të flasim si goca të rritura: Të gjithave na ka ndodhur dhe s’kemi ditur ç’të bëjmë. Disa nga ne, kanë kërcitur dhëmbët nga inati dhe me vete kanë menduar 1001 mënyra si ta hiqnim qafe atë gocën; disa të tjera, i kanë thënë “Motra, s’e shef që është i zënë? Apo po kërkon sherr?” e disa të tjera, thjesht kanë qeshur.

Tani, rregulli i parë dhe kryesori: Reagimi i partnerit tregon gjithçka. E dyta, ç’të bësh kur dikush të gjuan partnerin?

1. Të të bëhet qejfi, sepse është çun i bukur dhe të gjitha e duan për vete. Domethënë, ka njëfarë kënaqësie kur të gjitha shohin të dashurin tënd…

2. Mos bëj skena në publik! Sido që të jetë gjendja, jo, nuk ke pse lë tufa flokësh kudo.

3. Mos bëj sikur gjithçka është në rregull! Nëse të dashurit tënd i lezeton, diskutoje!

4. Përdor ironinë. Kush e përdori një fjali ironike dhe s’fitoi

5. Futu në muhabet…Dhe me stil ose hapur fare, tregoji se je ti vajza me fat.

6. Përdor përemrat në mënyrë të zgjuar. Kur i referohesh të dashurit, thuaj “ne” dhe jo “unë” ose “ti”.

7. Fuqia e fjalëve përkëdhelëse. Edhe nëse jeni zënë, një “zemër”, “shpirt”, “të dua”, nuk bën kurrë dëm, përkundrazi…

Advertisement