Connect with us

Sport

CHAMPIONS/Dortmund kalon me sukses “grupin e ferrit”, PSG barazon në minutën e fundit

Borussia Dortmund ia ka dalë të hedhë një hap të sigurt, duke kaluar matematikisht grupin F në Uefa Champions League, i cilësuar dhe si grupi i ferrit, në të cilin ndodhen emra si Milan, Newcastle dhe Paris Saint Germain.

Verdhezinjtë ia dolën të fitojnë në transfertën e San Siros përballë kuqezinjve, të cilët ishin të pafuqishëm për të reaguar. Në pjesën e parë, vendasit fitojnë 11-metërsh, por Olivier Giroud gabon duke bërë që portieri të kuptojë krahun e të presë gjuajtjen e tij. Nuk bëhen as pesë minuta dhe një tjetër penallti akordohet, këtë herë në radhët e gjermanëve, me kapitenin Marco Reus i cili nuk gabon duke mposhtur portierin Mike Maignan.

Golat e tjerë të sfidës erdhën nga Jamie Bynoe-Gittens dhe Karim Adeyemi, ky i fundit i aktivizuar në 20 minutat e fundit të pjesës së dytë. Në anën tjetër, Parisi shpëton paç, duke marrë një barazim mes polemikash në minutën e fundit ndaj Newcastle, skuadër e cila po kryesonte që nga pjesa e parë.

Me sigurimin e vendit të parë, tashmë topi kalon te vendi i dytë, ku tre skuadra janë akoma në lojë.

Advertisement