Connect with us

Sport

Champions League/ Atletico Madrid mposht Interin, Dortmund bën detyrën, skuadrat çerekfinaliste

Champions League është në ditën e fundit me ndeshjet e kthimit në fazën e 1/8-ave. Një biletë për në fazën çerekfinale e ka siguruar Dortmundi, që mposhti 2-0 PSV Eindhoven në Gjermani. Në Spanjë Atletico Madrid mposhti 2-1 Interin në 90 minuta, me ndeshjen që shkoi në shtesë pasi zikaltërit fituan 1-0 ndeshjen e parë.

Në “Iduna Park”, Dortmundi fitoi 2-0 me PSV-në. Sancho në minutën e tretë dhe Reus në 90+5 i dhanë verdhezinjve biletën mes tetë skuadrave më të mira të Evropës. Ndeshja e parë në Holandë ishte mbyllur 1-1.

Në “Metropolitano”, Atletico Madrid mundi 2-1 Interin në 90 minuta. Dueli shkon me shtesë pasi zikaltërit fituan 1-0 ndeshjen e parë. Dimarco zhbllokoi shifrat këtë të mërkurë për Interin në të 33 minutë, teksa Griezmann shënoi golin e ekuilibrit vetëm dy minuta më vonë. Barella dhe Thuram patën mundësi për Interin në 45 minutat e dyta, teksa ishte Depay i sapofutur që shënoi për madrilenët. Rezultati 2-1 e dërgon ndeshjen në shtesë.

Skuadrat e kualifikuara për në çerekfinale: Real Madrid, Manchester City, Bayern Munich, PSG, Barcelona, Arsenal, Dortmund

Shorti për të mësuar katër çiftet çerekfinaliste do hidhet të premte në orën 12:00 në selinë e UEFA-s në Nyon.

Champions League, faza 1/8:

E martë, 12 mars 2024

Arsenal 1-0 Porto (0-1) Arsenali kaloi pas penalltive

Barcelona 3-1 Napoli (1-1)

E mërkurë, 13 mars 2024

Atletico Madrid 2-1 Inter (0-1) Ndeshja shkon me shtesë

Dortmund 2-0 PSV (1-1)

*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para

Advertisement