Connect with us

Sport

Champions League/ UEFA përzien goglat…(SHORTI)

Pasi kanë përfunduar ndeshjet në grupe të kompeticioneve UEFA, në mesditën e sotme, në orën 12:00, në Nyon të Zvicrës, do të zbardhet rrugëtimi për fazën tjetër të Champions League, Europa League dhe Conferenca League.

Të tria kompeticionet do të shoqërohen nga një rregull i përgjithshëm: edhe në këtë fazë të ndeshjeve eliminatore, në short nuk lejohet përplasja e skuadrave nga i njëjti shtet. Vetëm në rastin e Champions League, nuk mund të përplasen edhe dy skuadra që kanë qenë më parë në fazën e grupeve (për shembull, Milani nuk mund të sfidojë më Çelsin).

Champions League – Sytë më së shumti do të jenë të përqendruar te shorti i orës 12:00, kur 16 skuadrat më të mira të Champions League, të ndara në dy grupe, sipas renditjes në grupe, do të mësojnë rivalët e ardhshëm për në fazën eliminatore të 1/8-ave finale.

Champions League/ Sot, në orën 12:00, UEFA përzin goglat, do

Interesante do të jetë se me cilat do të përplasen PSG-ja dhe Liverpooli, të cilat papritur kanë dalë të dytat në grupet e tyre, duke bërë kështu që të ekzistojë rreziku i përplasjeve të frikshme. Madje, sipas përllogaritjeve matematikore, ka shanse të mëdha që në 1/8-at të pritet një finale e parakohshme, si Liverpool-Bayern Munich, ndonëse gjithçka do të mësohet sot në mesditë.

Pasi të hidhet shorti dhe të formohen çiftet eliminatore në Champions League, sipas rendit do të hidhet shorti edhe Europa League dhe Conferenca League.

Advertisement