Shkrime
Check Total/ Serwer: Pa dijeninë e Beogradit nuk ndodh asgjë
Policia e Kosovës dhe forcat e NATO-s në veriun me shumicë serbe të vendit penguan një rebelim të armatosur gjatë fundjavës. Një polic i Kosovës dhe katër terroristë u vranë dhe disa u arrestuan. Por shumica duket se kanë ikur, tha Daniel Serwer, profesor në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins në Uashington. Sipas tij, teksa Beogradi zyrtar shpalli dite zie, kjo konfirmon mbështetjen e tyre për rebelimin dhe u shpreh se “Burrat e gjelbër” duket se kanë gjetur një strehë të sigurt në Serbi.
“Presidenti serb Vuçic pas ngjarjes ne very te Kosoves, u takua me ambasadorin rus Aleksandar Bocan Harchenko dhe ankuar për “spastrim brutal etnik” për të cilin nuk ka asnjë provë” – theksoi profesori amerikan. Serwer ka hedhur dyshimet e tij rreth sulmit terrorist që ndodhi në veri të dielën teksa tha se në komunat me shumicë serbe në Kosovë, asgjë nuk ndodh pa dijeninë e Beogradit.
“Nuk kemi prova per nje konfirmim se Vuçiq ka urdhëruar një rebelim të armatosur poe ai mund ta kishte ndaluar paraprakisht ose ta dënonte më pas, gjithsesi nuk e bëri asnjërën” – tha Serwer, duke shtuar se ky incident është konfirmim se Vuçiq nuk ka ndërmend të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. Dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me këtë qëllim është mbulesë për qëllimin e tij real. Vucic kërkon ndarjen e katër komunave në veri me shumicë serbe. Ai do të preferonte një ndarje de jure dhe shpreson se suksesi i Rusisë në aneksimin e pjesëve të Ukrainës do ta konfirmojë këtë qëllim. Sipas Serwer, Prishtina ka treguar se policia e saj, me mbështetjen e NATO-s, mund të merret me një grup të armatosur rëndë prej disa dhjetëra militantë të vendosur.
“Por është gjithashtu e qartë se forca të blinduara serbe mund të lëvizin lehtësisht në Kosovë. Është më pak se 40 kilometra nga pikëkalimi më i afërt kufitar serb në Mitrovicën veriore, ndoshta një orë me makinë apo me tanke”, pohon Serwer duke shtuar se diplomatët amerikanë dhe evropianë besojnë se Serbia nuk do të tentojë një veprim të tillë për shkak të pasojave politike.
“Por Vuçic e di më mirë. Ai po përpiqet të bindë botën se serbët po pastrohen etnikisht nga Kosova. Kjo mund të mbështesë pretendimin se tanket e tij po mbrojnë civilët. Prandaj ai vazhdimisht pretendon, pa prova, se po bëhet një spastrim i tillë etnik, siç bëri në takimin me ambasadorin rus.