Sport
Chelsea ka opsion vetëm fitoren
Këtë të mërkurë sytë e të apasionuarve të Champions League do jenë në Londër e konkretisht te sfida e shumëpritur mes Chelsea-s dhe Milanit. Anglezët kanë vetëm 1 pikë pas 2 ndeshjeve të para dhe sonte alternativë është vetëm fitorja. Për këtë kanë edhe fatin me vete, pasi kampionët e Italisë kanë një sërë mungesash. Portieri Maignan, Hernandez, Florenzi, Saelamakers, Kjaer dhe Calabria janë disa prej tyre, ndërsa duhet theksuar se Rebic dhe Leao sapo janë rikthyer me skuadrën. Te Chelsea Jorginho dhe Cucurrela, ndërsa Armando Broja sipas të gjitha parashikimeve do ta nisë nga stoli ndeshjen.
Në grupin F Real Madrid kampion në fuqi pret në ‘Bernabeu’ Shkahtar Donetsk, ndërsa po për këtë grup në orën 18:45 në Gjermani Leipzig sfidon Celtic. Dy ndeshjet e tjera të mbrëmjes luhen në Manchester, me City-t që përballet me Copenhagen dhe Sevillia-n e cila ka 0 pikë, por që sonte pret Dortmund-in.