Sport
Chelsea shpenzon 24.5 milionë euro, për…
Blutë e Londrës e ka gjetur portierin që kërkonte Enzo Maresca. Robert Sanchez, i marrë sezonin e kaluar nga Brightoni, për 23 milionë euro, duket se nuk ka bindur plotësisht në sezonin e tij të fundit në portën e Chelseas.
Kështu drejtuesit e klubit londinez u vunë në lëvizje për të gjetur një portier të përshtatshëm për trajnerin e ri italian, që pasoi Mauricio Pochettinon: ai është Filip Jørgensen.
Portieri i lindur në vitin 2002 në Lomma të Suedisë, por i natyralizuar danez, 1.90 metra i gjatë, do të merret nga Villareali. Këtë e garanton Fabrizio Romano, gazetari i njohur ndërkombëtar i transferimeve, duke shtuar se marrëveshja mes klubeve është mbyllur: Chelsea do t’i paguajë 24.5 milionë euro klubit spanjol për nënshkrimin e portierit të talentuar 22-vjeçar, me një marrëveshje afatgjatë.
Filip Jørgensen është një emër i njohur për Serinë A, sepse në fillim të verës ai përfundoi në listën e menaxherëve të Interit, kur ata po mendonin për të gjetur një pasues të Yann Sommer (Interi më pas mori Josep Martinez nga Genoa).