Rajon
Chollet: Serbia të këpusë fijet me Moskën
Diplomati i lartë amerikan ka përmbyllur vizitën e tij në Ballkan, ndërsa ishte në Beograd të enjten. Amerikanët ishin të prerë me Vuçiçin në takim, ku i kërkuan që Serbia t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë për luftën në Ukrainë.
“Besojmë se Serbia duhet ta përmbushë fatin e saj dhe nuk mund të ecë përpara derisa t’i përmbahet sanksioneve. Këtë po e diskutojmë hapur,” tha diplomati amerikan.
I pyetur nga gazetarët për njësinë paraushtarake “Wagner”, të raportuar se janë parë edhe në veri të Kosovës gjatë trazirave me barrikadat, Derek Chollet tha se amerikanët ishte shumë e shqetësuar për këtë. Ai shtoi se Grupi Wagner është duke rekrutuar ushtarë në Serbi për luftën në Ukrainë.
Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit ishte më herët në Prishtinë ku takoi utoritetet kryesore. Ai kërkoi që Kosova të ndërmarrë hapat për të krijuar Asosacionin, por pa krijuar një Republika Srbska të dytë në Ballkan.
Diplomati i lartë amerikan e nisi takimin e tij në Ballkan, në Shkup. Në fokus ishte kriza energjitike, lufta ndaj korrupsionit si dhe ngërçi me Bullgarinë për integrimin evropian të vendit.
“Financial Times” i kushtoi një intervistë të gjatë diplomatit amerikan për të folur mbi problemet në Ballkan. Ai foli për një marrëveshje me bazë njohjen reciproke, që ka në themel planin franko – gjerman.