Connect with us

Shkrime

Christopher Hill i dha fund karrierës politike të Kurtit

Nga Kimete Berisha

Kryeministri Albin Kurti, ka kërkuar urgjentisht shtimin e numrit të ushtarëve të NATO-s në Kosovë.

Nga të gjithë ushtarët e NATO-s, tha se i preferon më shumë gjermanët.

Ku me ditë pse bash gjermanët.

Është lypës serioz, me kritere: edhe kur lyp, zgjedh!

Pse po lyp gjermanë?!

Qe ku i ka heronjtë e tij anti-UÇK: Donika Gërvalla me familje;

Hekuran Murati me familje, e persona të tjerë që kanë ardhur nga diaspora për të vjedhur në Kosovë:

Vjedhin dritë, vjedhin ëndrra shqiptare, vjedhin karrierë, vjedhin lajme, krijojnë realitet të rremë, vjedhin lirinë individuale, dhe e vjedhin bukën.

Burimi i tyre i vetëm ekzistencial është budallallëku i shqiptarëve.

Me paret që i ka vjedh ministri i tij ‘turk’ për fondacionin e tij, kryeministri do ta kishte blerë një tankse, ose një helikopter.

E ka vrá Zoti, nga dita kur e largoi nga puna gruan e Ilaz Kodrës.

Së pari, të jesh grua shqiptare është zor, së dyti të jesh grua shqiptare – pa burrë, s’ka ku shkon me zor.

Kujtdo që i buzëqesh – kujton që po e fton në dashuri (ju s’e dini çka heq unë).

Kryeministrit (i njohur për veten e tij si veteran i UÇK-së) pastaj i doli punë me ‘Kodrën’ e Diellit të Dua Lipës.

Dhe, tash në fund, duke folur kodër pas kodre, u zatet me komandant Kodrën- Christopher Hill, t’ia tregojë qejfin këtij mashtruesi.

Shko në Sukobinë, o djalē, boll e mirë ish, dje i rashë andej, fllad, gjelbrim, çele një parti për ‘drejtimin e lisave’ dhe shko provo te mixhallarët e t’u gjuaj me granata.

Christopher Hill i dha fund karrierës politike të Albin Kurtit.

Tash s’po ka kush i fryn erës, që ta rrëzojë e ta bëj të duket ‘viktimë amerikane’, s’ka qejf më të madh ky, se është komunist zemër shqiptar – ky mezi s’pret të duket ‘viktimë’ e superfuqisë.

Se, me zhig është t’i bind shqiptarët se Amerika është ‘Ameilkë’, që shqiptarët nuk e duan po i tuten.

Kujton që shqiptarët e japin Amerikën për Albin Kurtin.

Siç u gjetën disa shqiptarë që e jepnin Kosovën për Al Kaidën.

Një llafazan i kotë, anti-UÇK, anti-Rugovë, anti-Rambuje, anti-Republikë, anti-flamur,   anti-Kushtetutë, anti-Shqipëri,

i tregon Christopher Hillit (autorit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës) që nuk është ‘polic as doganier’ por është kryeministër i shtetit që e ka mohuar me gazlotësjellës dhe me granata.

Amerika e ka parë Hanën, por s’e di me çfarë merret Albin Kurti.

Eskobari – tha Kurti, má din numrin e telefonit, má di edhe vendin ku rri, ka mújt me m’thirr. Nuk i shkoj pa m’thirr.

P.S. Unë dhe Amerika!

Albanian psycho.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *