Connect with us

Kosova

Christopher Hill në ekstazë/ Serbia po shkon në drejtimin e duhur

“Nga këndvështrimi im, gjatë qëndrimit tim aktual, por edhe gjatë kohës që kam punuar me Serbinë në të kaluarën, duke qëndruar mënjanë dhe duke parë trendet këtu, mund të them – Serbia po ecën në drejtimin e duhur” – Keshtu tha ambasadori amerikan ne Beograd, Christopher Hill duke shtuar se disa njerëz do kenë problem të madh me këtë përgjigje dhe do thone se “Si mund të jesh kaq naiv sa të mendosh se ky vend po ecën në drejtimin e duhur!”

“Une e kuptoj që njerëzit janë të frustruar, sepse kur jeton në një vend, mund te kesh shumë zhgënjim dhe mund të thush se gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar. Por kur ke perspektivën që kam pasur une, e sheh se Serbia është një vend që ka ambicie: – deklaroi Hill në një intervistë për Blitz.

I pyetur a po merr publiku serb mesazhe konfuze, teksa nga njëra anë flitet për sanksione dhe nga ana tjetër kemi biseda telefonike mes presidentit Aleksander Vucic me homologun rus Vladimir Purti, Hill tha pasi presidenti i Ukrainës falënderoi publikisht Serbinë për ndihmën financiare dhe humanitare, madje përmendi rrugën e përbashkët të Serbisë dhe Ukraines drejt BE-së, ambasadori amerikan u shpreh se “Serbia ka mbajtur një politikë të jashtme të pavarur, dhe disa do të thoshin të pabarabartë, për një kohë të gjatë, dhe për disa njerëz ky është një mesazh konfuz”.

“Jam shumë i kënaqur të shoh shkallën në të cilën Serbia ka zhvilluar marrëdhëniet e saj me Ukrainën. Mendoj se Serbia ka bërë shumë për të ndihmuar dhe jam shumë i kënaqur. Kjo ka një rëndësi të madhe për Serbinë, për të tashmen dhe për trashëgiminë” – theksoi Hill teksa duke folur per dialogun me Kosoven u shpreh se ka patur progress dhe një përmirësim te madh.

Advertisement