Kosova
CIA me mision në Kosovë e Serbi, për të disiplinuar studentët e këqij në rajon
“Vizita e kreut të Agjencisë Qendrore Amerikane të Inteligjencës (CIA) William Burns në Beograd, Prishtinë dhe Sarajevë është një përpjekje për të monitoruar situatën në rajon në një moment delikat, por edhe për të disiplinuar nxënësit e këqij” – ka vlerësuar kryetari i partisë Srbija Centar, Zdravko Ponosh
Ai tha për portalin Danas se ka indikacione se së shpejti do të pasojnë “disa vizita më të larta ushtarake dhe politike në Prishtinë, ndoshta edhe në Beograd, nga NATO dhe forcat amerikane në Evropë”.
“Kjo mund të nënkuptojë se këto vizita kanë një dimension më të gjerë gjeopolitik, prandaj situata në rajon duhet të pastrohet sa më shpejt të jetë e mundur” – theksoi Ponosh, I cili gjithashtu hodhi poshtë si “të pakuptimta” vlerësimet se vizita e shefit të CIA-s në Beograd ka për qëllim rrëzimin nga pushteti të presidentit serb Aleksander Vuçic për shkak të çështjes së litiumit.
“Ata here pas here merren vetem me disiplinimin e Vucicit, dhe ky duhet te përpiqet dhe të mësojë më shumë nga marrëdhënia me ata, sesa ishte llogaritur në projektin që i dha atij pushtet në Serbi. Me Litiumin po grabitet Serbia dhe administratori Vuçiç nuk guxon të mbajë për vete më shumë se sa është llogaritur. Një përdredhje më e madhe e krahut mund ti ndodhë atij ne qofte se do te perpiqet t’i shesë mallrat dikujt tjetër nën banak” – theksoi Zdravko Ponosh